Mançevski: Më shumë se tek data, duhet të fokusohemi tek mënyra si do të realizohet procesi zgjedhor

Mançevski: Më shumë se tek data, duhet të fokusohemi tek mënyra si do të realizohet procesi zgjedhor
Tash esht Koha

Damjan Mnaçevski nga LSDM vlerëson se të gjithë po fokusohen në datën e zgjedhjeve, duke lënë anash një temë edhe më të rëndësishme, siç është mënyra se si  do të realizohet procesi zgjedhur, duke pasur parësore mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sipas tij, zgjedhjet duhet të organizohet sa më shpejt që është e mundur, sepse me hapjene kufinjve dhe me afrimin e verës, qytetarët do të duan të shkojnë në pushime verore. Padyshim, thotë Mançevski, se data e zgjedhjeve duhet të arrihet me konsensus, mirëpo, duhet pasur parasysh se nëse bisedimet zgjasin me muaj, kjo do të komplikonte situatën në vend për shkak se gjendja e jashtëzakonshme është deri më 31 maj. Nëse gjendja e jashtëzakonshme nuk vazhdohet, atëherë do të përballemi me mungesë pushteti.

Tash esht Koha