31 August 2018 / 10:17
Procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar vazhdon sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria.
Si dëshmitarë janë thirr Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor është Dobrila Kacarska. Prokurore është Vilma Ruskoska.
Kjo është seanca e pestë që nga fillimi i gjykimit. Tre seancat paraprake kanë zgjatur më shumë se gjashtë orë. Në sallën gjyqësore ishin të pranishëm të gjithë 33 të akuzuarit, nga të cilët 31 për cenim të rendit kushtetues, ndërsa dy për ndihmë.
Procesi gjyqësor filloi më 22 gusht me fjalët hyrëse të avokatëve të mbrojtjes dhe prokurores Vilma Ruskoska dhe avokatët e të akuzuarve.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.