Manchester United ndjek nga afër mesfushorin norvegjez

Manchester United ndjek nga afër mesfushorin norvegjez
15:10 | 10 Tetor 2019

Manchester United po vëzhgon me vëmendje mesfushorin e Rostovit, Mathias Normann, ndërsa ata kërkojnë të shtojnë edhe më shumë intensitet në mesfushën e tyre.

Skuadra e ‘Old Trafford’ ka pasur një fillim të vështirë për edicionin 2019/20 dhe janë të prirur të forcojnë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit.

Christian Eriksen dhe Mario Mandzukic janë ndër objektivat e tyre kryesore, por edhe United po eksploron opsione të tjera, transmeton lajmi.net.

Ole Gunnar Solskjaer e sheh 23-vjeçarin Normann si një alternativë relativisht të lirë për të forcuar mesfushën e United, me lojtarë si Fred dhe Nemanja Matic që nuk arrijnë të plotësojnë sa duhet boshllëkun e lënë nga largimi i Ander Herrera te Paris Saint-Germain.

Normann ka shijuar një fillim mbresëlënës të sezonit dhe fitoi çmimin ‘Lojtari më i mirë’ i muajit në shtator, ndërsa bëri edhe debutimin e tij për Norvegjinë kundër Maltës.

Solskjaer është mirë i vetëdijshëm për talentin e bashkatdhetarit të tij që ka menaxhuar Normann te Molde në vitin 2017 dhe 2018 pasi e morën si huazim nga Brighton. /Lajmi.net/