Maqedoni, problemi me personat pa dokumente do të zgjidhet në mënyrë ligjore

Maqedoni, problemi me personat pa dokumente do të zgjidhet në mënyrë ligjore

Nga java e ardhshme në Regjistrin e Vetëm Elektroni Kombëtar do të vendoset një propozim-ligj për tejkalimin e problemeve të personave që jetojnë në vend, por posedojnë dokumente. Me këtë duhet të sigurohen kushte që ata të mund të realizojnë të drejta sociale, shëndetësore dhe arsimore por edhe në procedurë administrative t’u zgjidhet problemi i shtetësisë.

“Më në fund të gjitha institucionet u ulën në tryezë dhe diskutuan për zgjidhje ligjore se si këta persona të fitojnë të drejtat themelore. Çështja e shtetësisë dhe zgjidhe përfundimtare e problemit me siguri në procedurë administrative zgjat më shumë se sa realizimi i të drejtave të tyre. Ky ligj duhet ta zgjidh problemin e realizimit të drejtave sociale, shëndetësore dhe arsimore për personat e evidentuar si persona pa dokumente”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Ajo shtoi se pas kësaj zgjidhje ligjore qëndrojnë organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e brendshme qytetare dhe institucionit. Të gjithë komentet, sipas Carovskës, janë të mirëseardhura që të bëhet zgjidhje më e mirë për këto qytetarë që më në fund të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, por edhe çështja e shtetësisë të zgjidhet, për shkak se, siç tha ajo, është e dhimbshme që në shekullin 21 të kemi në shtet persona që nuk janë evidentuar askund.

Carovska rikujtoi se vitin e kaluar u bë thirrje publike ku duhej të paraqiten dhe të evidentohen personat që nuk janë të evidentuar në shtet dhe se për këtë qëllim ka Regjistër të hapur.