Maqedoni, subvencionet për vetura për këtë vit parashohin 2.7 milionë euro

Maqedoni, subvencionet për vetura për këtë vit parashohin 2.7 milionë euro

Interes të madh kishte në opinion pas paralajmërimeve se shteti do të subvencionojë blerjen e automjetit të ri.

Sipas Ligjit për automjete, parashihet që për këtë vit të ndahen 170 milionë denarë apo rreth 2.7 milionë euro, por për të gjitha masat bashkërisht, përkatësisht për subvenciononim: vendosje të plinit, ndërrim të automjeteve të vjetra me vetura të reja si dhe blerje të automjeteve hibride, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas matematikave, nëse shohim në mënyrë hipotetike, nëse këto para përdoren vetëm për masën për ndërrimin e veturës së vjetër me të re, atëherë Qeveria do të subvenciononte vetëm 900 vetura. Por duke pasur parasysh se ato para janë paraparë për të gjitha masat, kjo do të thotë se numri i qytetarëve që do të marrin subvencione për këtë masë do të jetë dukshëm më i vogël.

Veturat për të cilët qytetarët do të marrin subvencione duhet të jenë me ‘EURO 5’ standard. Ministria e Ekonomisë do të mbulojë prej 20 deri 30 përqind të shpenzimeve për automjetin dhe që nuk duhet të kushtojë më shumë se 12.000 euro.

Ende nuk dihet se çfarë kushte duhet të plotësohen, por një ndër kriteret do të jenë edhe të hyrat familjare. Qëllimi i kësaj mase është që të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit.

Në Maqedoni vjet janë regjistruar 477.350 vetura nga ku sipas statistikës 90% e automjeteve janë më të vjetra se 10 vite./Telegrafi/