6 Shkurt 2019 / 14:43
NATO i hapi rrugën Maqedonisë për anëtarësim të plotë. 29 vendet anëtare të Aleancës veri-atlantike, nënshkruan Protokollin Qasës në ceremoninë e udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg, ku vendi përfaqësohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Pas nënshkrimit, Stoltenberg deklaroi se kjo është ngjarje historike dhe se kryeministrat Zaev dhe Cipras dëshmuan vizion dhe guxim për zgjidhjen e kontestit të emrit duke kontribuar për siguri dhe stabilitet.
Marrëveshja e Prespës e shënoi hapin e parë në rrugën që na solli këtu. Kjo nuk ishte rrugë e lehtë, por e mbushur me sfida. Gjatë kohë prisnim që të na bashkëngjiteni në familjen tonë, kontribuuat në operacionet e NATO-s dhe punonit në reforma të cilat do të mundësojnë të jeni anëtare e 30-të e Aleancës. Prej sot përfaqësuesit tuaj do të bashkëngjiten si mysafirë të ftuar nëpër takimet e NATO-s. Do të merrni pjesë në sjelljen e vendimeve të përbashkëta me ne”. – tha Jens Stoltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s
Për ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov, kjo ishte rrugë e gjatë për Maqedoninë. Ai tha se Maqedonia është e gatshëm për të marrë përgjegjësitë si anëtare e NATO-s.
Maqedonia së shpejti do të jetë Maqedonia e Veriut, në harmonizim me Marrëveshjen e Prespës. Me këtë e plotësuam premtimin e deputetëve të përbërjes së parë parlamentare, të bërë më 23 dhjetor të vitit 1993, ku u potencua se NATO është qëllimi ynë strategjik. Do i ndërmarrim obligimet, do të ballafaqohemi me problemet. Gjatë ditëve të ardhshme do ta zgjidhim edhe kontestin e fundit me fqinjët. – theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë
Pas nënshkrimit të Protokollit, kryeministri Zoran Zaev shkroi se, Maqedonia siguroi stabilitetin e përhershëm.
Sot u ulëm krah më krah me aleatët tonë, në tavolinën e njëjtë, në aleancën e njëjtë. Jemi të gëzuar dhe duhet të jemi, sepse siguruam stabilitet të përhershëm, për vendin tonë. Siguruam siguri dhe mbrojtje dhe paqe. Progresi dhe zhvillimi tani janë të pandalshme. Gjeneratat tona dhe fëmijët e gjeneratave tona do të jetojnë më mirë, në vend dhe rajon të cilat rrezaton shpresë. Le ta gëzojmë, të jemi krenarë. –shkroi Zoran Zaev, kryeministër (FB)
Ish-kryeministrin i cili ndodhet në azil, Nikolla Gruevski, ka reaguar duke thënë se duhen strategji të reja nacionale.
Paradigmë e re. Për emrin. E uroj nënshkrimin e sotëm të protokollit për NATO. Mendime për strategji të re nacionale pas situatës së re të krijuar për emrin” -u shpreh Nikolla Gruevski, ish-kryeministër (FB)
Urimin e nënshkrimit të Protokollit Qasës të Maqedonisë për anëtarësim në NATO e uruan edhe nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. “Urime për këtë hap historik”, shkruhet në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se të punësuarit së bashku me ambasadorin Xhes Bejli e ndoqën drejtpërdrejtë nënshkrimin e protokollit. (Foto FB), Ndërsa euro-komisari Joanes Han, ka shkruar “Urime Maqedonisë së Veriut”. Për nënshkrimin e Protokollit, pasuan edhe urime nga krerët politik të shteteve fqinje dhe evropiane. Pas nënshkrimit, protokolli për anëtarësimin në NATO, do të ratifikohet nga kuvendet e 29 vendeve anëtare, ndera e para duhet ta ratifikojë Kuvendi i Greqisë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka potencuar se liderët e 29 vendeve anëtare të NATO-s, në dhjetor, do të mbajnë Samit në Londër në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.
Mefail Ismaili
Loading…