Maqedonia e Veriut synon të bëhet pjesë e furnizimit global për vaksinë kundër Covid-19

Maqedonia e Veriut synon të bëhet pjesë e furnizimit global për vaksinë kundër Covid-19

Qeveria gjatë ditës së sotme, respektivisht në mbledhjen e 76 miratoi informacionin që i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e furnizimit global me vaksinës kundër Covid-19, përmes mekanizmit COVAX.

Qeveria ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe të nënshkruaj deklaratën jo të detyrueshme që shpreh synimet e vendit  për t’u bashkuar me mekanizmin COVAX, dhe për të marrë pjesë në diskutimet konsultative mbi hartimin dhe parimet e funksionimit të mekanizmit, të cilat pritet të mbahen më vonë gjatë këtij muaji.