26 Janar 2019 / 14:55
Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi grek, Maqedonisë i mbetet edhe një hap për tu bërë pjesë e NATO-s. Çekia vetëm se paralajmëroi që të hënën do të kërkojë që Maqedonia të firmos protokollin për anëtarësim në NATO. Protokolli më pas do të kalojë edhe në Kuvendet e të gjitha 29 vendeve anëtare të aleancës veri-atlantike, duke filluar nga Greqia. Koordinator kombëtar për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, në emisionin 360 shkallë në Alsat, tha se ratifikimi është sinjal i mirë për të gjithë rajonin dhe moment historik në të gjitha parametrat.
Hapin e parë që duhet të bëjë Greqia tani është ta njoftoj selinë e NATO-s ose sekretarin e përgjithshëm se tek ata puna është përfunduar. Sepse e mbani mend në vitin 2008 komunikata thoshte se ky vend kandidat i plotëson të gjitha kushtet dhe ka mbetur edhe kjo. Tani kjo çështje e mbetur u zgjidh në këtë mënyrë. Ata e njoftojnë dhe NATO pas asaj fillon ta përgatis protokollin paraqasës. Ky është një tekst rutinë që përdoret për çdo vend anëtar. Nuk ka ndonjë filozofi të madhe”- tha Stevo Pendarovski, koordinator kombëtar për anëtarësim në NATO.
Lidhur me deklaratën e kryetarit të partisë opozitare greke Demokracia së Re, Kyriajkos Micotakis, se kur do të jetë kryeministër, do e bllokoj anëtarësimin e Maqedonisë në BE, Pendarovski shtoi se atë nuk mund ta bëjë përmes Marrëveshjes së Prespës.
Mund të bllokojë kur të dëshirojë por jo duke e shfrytëzuar marrëveshjen e Prespës. Për shkak se aty punët kryesisht qartë janë të vendosura. Supozoj se mendon për komisionin i cili duhet ti krehë tekstet shkollore të dy palëve dhe unë mendoj se këtë ne do ta bëjmë edhe me Bullgarinë. Nuk shoh se këtu mund të jetë aq problem, ndonjë formulim kontestues në atë trup që eventualisht do të paraqitej, se nuk do të mund të përmirësohej që ta pengojë të gjithë shtetin të shkojë drejt BE-së”- pohoi Stevo Pendarovski, koordinator kombëtar për anëtarësim në NATO.
Marrëveshja e Prespës, e firmosur nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias mbylli kontestin 27 vjeçar mes dy vendeve, i cili prej vitesh e mban të bllokuar rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në Strukturat euroatlantike.
Mefail Ismaili
Loading…