15 July 2018 / 15:47
Në 15 qytete të vendit u kremtua ftesa për anëtarësim në NATO. Ne festën e organizuar nga Qeveria nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO” kanë performuar 40 artistë. Festa qëndrore u mbajt në parkun e qytetit në Shkup. Bashkë me qytetarët festuan edhe ministri i Jashtëm Dimitrov, ministrja e Mbrojtjes Shekerinska si dhe përfaqësues të tjerë diplomatik dhe pjestarë të partive politike. Kryeministri tha se Maqedonia ka arsye për të festuar, ndërkohë i bëri ftesë opozitës që t’i bashkohet në aspiratat drejt BE-s[ dhe NATO-s”.
Dua t’i thërras të gjithë qytetarët dhe ti porosis: Sot, fuqitë që na ndajnë nuk janë aq të fuqishme sa fuqitë që na bashkojnë! Fuqitë që na bashkojnë janë data për bisedime me BE-në dhe ftesa për anëtarësim në NATO. Ata janë fuqi që na hapën ardhmërinë. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, vetë ata të përgjigjen në pyetjen: Ku ishim para një viti dhe ku jemi tani? Maqedonia është vend i lirë. Çdo qytetar i pavarur vendos dhe do të vendos për qëndrimet e tij. I bëj thirrje edhe njëherë dhe do ta thërras opozitën që tani çdo ditë me radhë: Lë të zgjedhim të ardhmen e Maqedonisë! – tha Zoran Zaev.
VMRO DPMNE-ja ka kritikuar festën e organizuar nga Qeveria duke kërkuar që kjo e fundit të publikojë se sa para janë shpenzuar për organizimin e saj.
E paralajmëruam Qeverinë se çmendurisht harxhon para dhe se populli nuk do t’ia di fare për festime. Dështimi dhe kapitulimi nuk mund të kthehen në fitim. Përsëri publikisht po pyes, sa ilaçe të shtrenjta mundeshin të blihen me ato para dhe sa prindër fëmijëve të tyre mundeshin t’ua japin terapitë derisa Zaev do ta kishte anuluar festën debakël të djeshme? Sa para kushtuan performuesit dhe organizimi i gjithë kësaj feste të pasuksesshme? – deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Përmes një komunikate nga LSDM kanë kërkuar që VMRO DPMNE të ndalojë të krijojë përçarje dhe të shpërndajë mërri ndaj qytetarëve dhe muzikantëve. Në komunikatë thuhet pavarësisht se a i pëlqen a jo VMRO-së qytetarët e mbështesin fuqishëm integrimet e vendit në NATO dhe BE. Ndërkohë nga Qeveria thanë se kostoja e gjithë festës do të publikohet pas përfundimit të të gjitha përllogaritjeve të shpenzimeve të bëra për organizimin e saj.
Vjollca Aliti