Maqedonia nuk pret ndryshim të raporteve me SHBA-në

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka uruar Donald Trumpin. Ivanov në urimin e tij, është shprehur thellë I bindur se ShBA do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj euroatlantike.

“Dua t’ju siguroj se Republika e Maqedonisë, si mik dhe partner i dëshmuar i popullit tuaj të madh, do të vazhdojë të mbështes përpjekjet amerikane dhe globale për paqe, stabilitet dhe siguri, të bazuara në nevojën për drejtësi, respektim të të drejtës ndërkombëtare, të lirisë dhe dinjitetit njerëzor në botë”, ka thënë Gjorgje Ivanov, President I Maqedonisë.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme, kanë thënë se për Maqedoninë kjo do të thotë vazhdim I bashkëpunimit të deritanishëm me “partnerin strategjik”.

Ndërkohë, zyrtari i lartë i VMRO DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, se zgjedhja e Trumpit është vendim i popullit amerikan dhe kjo duhet të respektohet. Sipas zëvendëskryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në raport me Maqedoninë, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë ndryshim, pavarësisht se kush udhëheq administratën amerikane. Ajo gjithmonë ka pasur mbështetje, qoftë politike apo ekonomike. Në të njëjtën linjë është edhe qëndrimi I BDI-së. Artan Grubi nga ky subjekt politik, thotë se politika e jashtme e demokracisë në botë nuk do të ndryshojë në raport me Maqedoninë dhe Ballkanin në përgjithësi.

Ka uruar edhe Lëvizja Besa, në urimin e së cilës theksohet se janë dëshmuar vlerat e njëmendta demokratike, ndërsa populli amerikan edhe një herë na bindi për peshën që e ka vullneti demokratik i sovranit në SHBA.

Teuta Buçi /SHENJA/

Maqedonia nuk pret ndryshim të raporteve me… by tvshenjaofficial

TAGS