Maqedonia do të përfitojë nga përvojat e ekspertëve të huaj

Maqedonia do të përfitojë nga përvojat e ekspertëve të huaj

Me nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim në mes klubit të ekspertëve të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe kompanisë zvicerane AF Consult, sot zyrtarisht është formuarar dhe klubi i ekspertëve të odës së tregtisë. Klubi e ka për detyrë që të bashkojë ekspertë nga fusha e energjetikës, infrastrukturës dhe industrisë përmes të cilit vendi do të eksportojë shkathtësi të ekspertëve, njofton Almakos.

Kryetari i Odës Tregëtare Branko Azeski, konsideron se ky memorandum do ti mundësoj për herë të parë Maqedonisë të eksportoj dije në mënyrë të organizuar.

– Ndoshta nuk do të mund të gjindemi mirë, sepe është hera e parë për ne, por do të mësojmë nga përvoja. Kjo mungonte në Maqedoni, dhe është mirë që ne kemi mbështetjen e “AF Consulting” – shtoi Azeski.

Sipas Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Angjushev Koço, ky hap Maqedoninë do ta bëj  të njihet dhe në fushën e industrisë dhe teknologjisë, kurse shum më pak në fushën e uljes së produktetit.

Maqedonia për një kohë të gjatë është njohur si një vend bujqësor nga i cili eksportohen vera dhe ushqimi dhe shumë pak produkte industriale me cilësi të lartë. Dhe, për të ndryshuar, është e nevojshme të prodhohen produkte që zhvillohen teknologjikisht. Konsulentët, shkencëtarët dhe publiku i ekspertëve është ai që duhet të bëjë atë hap në ekonomi – deklaroi Angjushev.

Nënkryetari i AF Konsalt, Robert Host themelimin e këtij klubi e komentoi si hap të madh për Maqedoninë, pasi që sipas tij Maqedoni ka shumë fuqi punëtore me përvojë dhe profesionale.

“Përmes bashkëpunimit me ne Maqedonia do të eksportojë mjeshtëri eksperte në mbarë botën. Mjeshtëritë që do të fitohen në vendet e huaja do të mund të importohen në vend dhe të aplikohet në nivel lokal, tha Host.

Ekspertët dhe konsulentët e Klubit do të kenë të drejtë të punojnë në tregjet e huaja, kurse këtë në mënyrë ndërmjetësuese, do të u’a mundësoj kompania zvicerane. Ekspertët do të grupohen në regjistrin që do të zhvillohet në Odë, në të cilin do të grumbullohen të gjitha të dhënat për kualifikimet e tyre profesionale dhe përvojat paraprake. Të dhënat do të jenë të disponueshme për subjektet e interesuara për angazhimin e konsulentëve dhe ekspertëve nga Maqedonia për aktivitetet dhe projekte në vend dhe jashtë vendit.

Almakos
Arbnora Memeti