Marcelo pritet të qëndrojë te Reali

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, mund ta vazhdojë karrierën te Los Blancos edhe pas këtij sezoni.

Braziliani është duke u kërkuar nga Juventusi dhe është raportuar se ka arritur marrëveshje verbale, duke qenë se ka kaluar periudhë të vështirë nën drejtimin e Santiago Solarit.

 Marcelo (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, pas kthimit të Zinedine Zidane gjërat pritet të ndryshojnë dhe ai do të jetë në formacionin startues të Los Blancos.

Lexo po ashtu:

Kjo gjë pritet t’ia ndryshojë mendjen 30-vjeçarit për ta zgjatur qëndrimin në kampionatin spanjoll.

Ishte Cristiano Ronaldo, ai që e dëshironte bashkimin me Marcelon te Zonja e Vjetër, prandaj klubi italian kishte planifikuar ta transferonte mbrojtësin e majtë. /Telegrafi/

TAGS