Marina dhe Geti nuk njihen sonte, ja si janë maskuar

Marina dhe Geti nuk njihen sonte, ja si janë maskuar
22:47 | 31 Tetor 2019

Marina dhe Geti janë maskuar për festën e “Halloween”.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë ndër çiftet më të dashura të estradës sonë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ishte Marina ajo e cila publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet krah Getit, të dy të maskuar për “Halloween”.

Marina kishte vënë në plan të parë këmbët, teksa kishte vendosur një peshqir në kokë dhe syze.

Në anën tjetër, Geti kishte vendosur një maskë të zezë në kokë dhe ishte veshur tërësisht në të zeza.

“Ndeja e Halloween”, ka shkruar Marina sipër fotografisë, ku pas tyre shihet ambienti i rregulluar pikërisht për këtë festë. /Lajmi.net/

TAGS