Mario Gotze gjithnjë më afër Milan, pajtohet për reduktim në pagë

Mario Gotze gjithnjë më afër Milan, pajtohet për reduktim në pagë
Tash esht Koha

Milan mund ta transferojë Gotzen.

Ylli gjerman i Borussia Dortmund, Mario Gotze, edhe zyrtarisht do të largohet nga ‘Signal Iduna Park’, në fund të këtij sezoni.

Gotze do të kërkojë gjatë merkatos së verës një skuadër të re, dhe Serie A shihet si destinacioni i mundshëm për mesfushorin me tipare ofensive.

Lojtari është lidhur me një kalim të mundshëm te Milan që kur Zvonimir Boban kalonte në ‘San Siro’ gjatë vitit të kaluar, por që atëherë situata në Milano ka ndryshuar.

Ralf Rangnick pritet të afrohet në Milan këtë verë, dhe ai ka një simpati për yllin e Dortmund. Një nga problemet ishte paga e lojtarit, por raportimet e fundit nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Gotze është gati të pranojë reduktim në pagë.

Duhet theksuar se kudo që do të transferohet, gjasat janë minimale që Gotze të kalojë me pagë të njëjtë, pasi te Dortmund fitonte 8 milionë për vit.

Te Milan lojtari pritet të fitojë rreth 2.5 deri në 3.5 milionë euro për vit.

MEDIAL.mk

Tash esht Koha