Markoviq: VMRO-ja tenton të mbajë votat e të djathtës në mënyrë radikale 

Markoviq: VMRO-ja tenton të mbajë votat e të djathtës në mënyrë radikale 

Profesori universitar dhe politologu Nenad Markoviq, i ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat, tha se VMRO DPMNE-ja gjendet në një ekuilibër të pamundshëm dhe në aspekt afatgjatë do të ketë ndikim në funksionimin e partisë. Sipas profesorit ajo luan me qendrën liberale dhe njëkohësisht në mënyrë radikale tenton të mbajë votat e të djathtës.

VMRO DPMNE gjatë kohë gjendet në një ekuilibër të pamundshëm, pa marrë parasysh çfarë do të ndodh në zgjedhje dhe a të kenë leverdi apo jo nga kjo, që në aspekt afatgjatë do të ketë ndikim në funksionimin e partisë, koherencën, mundësinë që t’i mbajnë të gjitha këto vota. Ndryshe, VMRO DPMNE gjatë kohë tenton të luaj me qendrën liberale dhe kjo u vërejt në përzgjedhjen e profesoreshës Siljanoska për kandidate presidenciale dhe dërgoi mesazh në këtë drejtim, dhe njëkohësisht në mënyrë radikale tenton ta mbaj këtë basen radikal të djathtë votash që ndoshta janë 10 mijë, 20 mijë apo 50 mijë. Nuk e di dhe nuk mund të vlerësoj saktë a është kjo një taktikë e leverdishme në afatgjatë, por është që t’i mbani qendrën liberale apo ata votues të papërcaktuar që mund të shkojnë në qendër apo për një arsye janë të pakënaqur nga ana tjetër dhe njëkohësisht të adresoni të djathtë radikale, kjo në Kroaci pati ndikim interesant në zgjedhjet presidenciale. Nuk e di si do të ndikoj në prill dhe çfarë saktë do të ndodhë, ka gjatë kohë deri atëherë. Por, ajo që mua më huton është se askush nuk ka bërë vlerësim real sa janë këto vota, ne çdoherë operojmë me një numër fiktiv prej 1,2 milionë që kanë mbetur- Nenad Markoviq, profesor universitar dhe politolog.

Loading…