Marotta: E ardhmja e Spallettit nuk varet nga ndeshja me Parman

Drejtori i ri i Interit, Giuseppe Marotta mohon se puna e Luciano Spallettit do të varet nga rezultati kundër Parmas.

Nerazzurrët po rrëshqasin poshtë renditjes pa asnjë pikë dhe zero gola të shënuar në tre ndeshjet e fundit të Serie A, ndërsa ata gjithashtu u rrëzuan nga Coppa Italia në penallti nga Lazio.

Ka pasur raporte për një samit të krizës në dhomën e veshjeve pas humbjes në shtëpi 1-0 të së dielës ndaj Bolonas, ndërsa u raportua edhe për një largim të mundshëm të trajnerit.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, Marotta ka mohuar diçka të tillë duke thënë se puna e trajnerit italian nuk varet nga rezultatin me Parmën.

Dëshpërimi pas humbjes nga Bologna (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Natyrisht ka pasur një diskutim pas lojës, e cila është normale pas çdo ndeshjeje, nëse fitojmë ose humbim. Nuk është asgjë për tu raportuar”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

“Nuk është absolutisht e vërtetë se loja me Parman është vendimtare për Spallettin”.

Lexo po ashtu:

“Nëse nga njëra anë, e pranojmë se ky është një moment i vështirë për Interin, nga ana tjetër them se pozita e Spallettit është e fortë. Ne jemi në një periudhë kalimtare të sezonit, pasi ka edhe 16 ndeshje deri në fund dhe ne jemi në vendin e tretë”.

“Është e vërtetë, forma jonë ka rënë së fundmi, por mund të mbështetemi në një klub të fortë, një skuadër konkurruese dhe një trajner që është shumë i aftë. Ne do të dalim prej saj më të fortë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

TAGS