Marotta: Perisic ka kërkuar largimin, por nuk kemi ende oferta të përshtatshme

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Ivan Perisic ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar, por se deri më tani nuk ka pasur oferta të përshtatshme në drejtim të klubit italian.

Spekulimet ishin përhapur shpejtë duke u raportuar se Arsenali kishte parakaluar Manchester Unitedin në garën për anësorin kroat.

Perisic nuk është në formacionin titullar të Interit për ndeshjen e Serie A kundër Torinos dhe drejtori Marotta u pyet për situatën e tij.

Lexo po ashtu:

“Ne duhet të jetojmë me një situatë që shumë klube kanë në këtë periudhë, që është lojtarë që shprehin dëshirën e tyre për një transferim”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

Perisic ka kërkuar largimin nga Interi (Getty Images)

“Dëgjuam lojtarin, ai e ka këtë dëshirë. Ne duam ta bëjmë atë të lumtur, por gjithashtu duhet të marrim në konsideratë atë që është më e mira për ne”.

“Deri më tani, nuk ka pasur oferta të përshtatshme, kështu që ne do të presim”.

Lexo po ashtu:

“Kur një lojtar është i drejtë dhe na tregon gjendjen e tij mendore dhe atë që ai dëshiron, ne gjithmonë do të dëgjojmë”.

“Pas kësaj, është një çështje e kujdesit për interesat financiare të klubit”, përfundoi drejtuesi italian. /Telegrafi/

TAGS