Marrje mendsh dhe humbje e ekuilibrit, cilat sëmundje paralajmërojnë?

Marrje mendsh dhe humbje e ekuilibrit, cilat sëmundje paralajmërojnë?

Ja cilat janë arsyet e përsëritjes së dy simptomave të mësipërme?

Çrregullim në brendësi të veshit

Çrregullimet e vogla në brendësi të veshit, nga një infeksion i vogël deri në humbjen e dëgjimit, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në humbjen e ekuilibrit trupor. Në brendësi veshi ka 5 sensorë, si qime të vogla, 3 prej të cilave kontrollojnë lëvizjen rrotulluese dhe 2 të tjera kontrollojnë lëvizjen lart e poshtë. Nëse këta sensorë marrin sinjale të pasakta ose dështojnë për të dërguar sinjale në tru, atëherë shfaqen probleme me balancimin. Vizitoni menjëherë doktorin në raste kur simptoma si këto janë të vazhdueshme për më shumë se një javë.

Dobësi e muskujve

Humbjen e ekuilibrit për shkak të dobësisë së muskujve e pësojnë më shpesh moshat e thyera. Kur muskujt janë të dobët, nuk mund ta mbajnë peshën trupore. Rezultat i kësaj është qëndrimi i keq i trupit që mund të sjellë si pasojë edhe rrëzimet e shpeshta.

Qarkullim i keq i gjakut

Rrjedhja e dobët e gjakut në drejtim të trurit quhet ‘hipotension ortostatik’, dhe shfaqet shumë shpesh. Hipotensioni ortostatik shoqërohet me rënien e nivelit të tensionit të gjakut dhe kjo zakonisht ndodh kur ngrihemi menjëherë, pasi trupi ka rënë në qetësi në pozicione të ndryshme. Hipotensioni ortostatik shfaq shenja me marrje mendsh papritur dhe humbje të përkohshme të ekuilibrit.

TAGS