Marsi këtë vit ishte më i ngrohtë se zakonisht, por edhe me sasi të reshjeve mbi mesataren, gjegjësisht mot shumë të lagësht. Mbi 15 ditë të muajit temperatura ditore mesatare, me përjashtim të Mavrovës, ishte mbi pesë gradë se e zakonshmja.
Temperatura më e lartë maksimale ishte 25.9 gradë në Gjevgjeli dhe është matur më 13 mars,përderisa ajo më e ulëta -9.1 gradë është matur në Mavrovë më 24 mars.
Në krahasim me temperaturat shumëvjeçare mesatare, këtë vit në mars vlerat janë më të larta për një shkallë në nivel të shtetit. Temperatura mesatare mujore ka lëvizur prej 2.2°С në Mavrovë deri në 9.9°С në Gjevgjeli.
Reshjet ishin të pranishme gjatë gjithë muajit, por më së shumti në dekadën e parë. Atëherë ose më saktë më 8 mars janë matur edhe 22 centimetra maksimale mbulesë të borës.
Vlera mujore e reshjeve ka lëvizur prej 68 mm në Zajçev Rid në Shkup deri në 186 mm në Mavrovë, përderisa vlera maksimale ditore e reshjeve prej 50 mm ishte regjistruar në Kriva Pallankë më 8 mars. Në Zajçev Rid në Shkup, si dhe në Ohër dhe Kriva Palllankë janë tejkaluar reshjet absolute maksimale njëditore (1961-1990).
Në krahasim me vlerën mesatare shumëvjeçare për Marsin (1981-2010), vlera mesatare mujore e reshjeve këtë vit në mars ishte 60 mm ose 128 për qind më e madhe se mesatarja në nivel të shtetit.