Martial: Më lehtë me Solskjearin, sulmojmë më shumë

Anthony Martial ka thënë se ai dhe shokët e ekipit po e kenë më të lehtë që të luajnë me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer, pasi ka ndryshuar filozofia e lojës.

Martial ka qenë në konferencë për shtyp para ndeshjes me PSG-në për 1/16 e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi një trajner me synime tjera për lojën dhe qasje ndryshe”.

Anthony Martial, në formë . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

“Po përpiqemi ta bëjmë atë që po na kërkon”.

“Ndoshta është më e lehtë për ne të luajmë këtë stil të futbollit në krahasim me stilin e mëparshëm. Ne po bëjmë mirë dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë të luajmë kështu”.

Lexo po ashtu:

“Ai (trajneri) më kërkon të sulmoj më shumë. Kjo është puna ime, në fund të fundit, për ta bërë ndryshimin dhe për të qenë vendimtar”.

Paul Pogba e Anthony Martial . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Martial është krahasuar me Cristiano Ronaldon në fillimet e tij, ndërsa trajner Solskjaer, thotë se ai duhet të punojë që të arrijë në këto nivele.

“Nëse do të arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos, Anthony e di se çfarë duhet të bëjë, gjithçka varet nga ai, talentin e ka”, ka deklarua trajneri norvegjez. /Telegrafi/

TAGS