Shkruan: Hava Tahiri
Lidhja e tyre fillon nga pika 0 nga mosnjohja mirë e njëri tjetrit dhe jo vetëm. Shpesh, koha , durimi dhe sprovat i bashkojnë drejtë qëllimeve të përbashkëta nga ajo që u nisën për të thurur një Marveshje. Para fillimit të pikës 0 secili prej tyre kishte lirinë dhe dëshirat e ndryshme që plasonin në familje e shoqëri. Po e marrim një shembull për të treguar më saktë se cfarë dhe si ndhodh luhajtja e rrugës për të cilën jan nis që të dy.
Gjithcka fillon nga adhurimi.
Në një moment jemi të lirë për kë kryer shërbime të llojllojshme, për të biseduar në telefon, për të pastruar, ushqyer , luajtur e pushuar. Në momentin që vendosim të lidhemi në namaz asnjë prej punëve që kryenim më herët nuk është e rëndësishme .Jo që është e pamundur për të kryer ndonjë veprim të atillë, por thjesht marveshja që në fillim lidhëm me Zotin për të kryer namazin na dështon.
Kjo është esenca pra, secili prej nesh duhet të lidh një marveshje për të pasur një familje të shëndoshë, në të mirë dhe të keqe, në sprova, derte e halle.
Namazin nuk e kryejnë të gjithë në kushte të ngrohta e shtëpiake , me sexhade të bukur e në tepih të butë. Ka nga ata që marrveshjen e kryejnë dhe në borëe rrugë të lagështa, në frone lufte e me shumë vështirësi. Kështu pra mund të ketë rrethana të ndryshme në të cilat mund të bashkëveprojnë është lidhshmria e tyre që i bën ta pazëvendësueshëm .
Në një shtëpi mund të ketë probleme të shumta, duke u nisur nga plasaritja e mureve po dhe shpërthimi i gypave, thyerja e dritareve e mungesë e orendive. Të gjitha këto sanohen e riparohen . Problemi kryesorë dhe nga ku duhet të fillojë frika janë themelet. Nëse aty ka lëkundje minimale reziku për shembjen e shtëpisë është e madhe.