Alsat 2020-04-04T15:40:59+02:00
Në 24 orët e fundit 59 persona nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes. Nga to, Ministria e Brendshme arrestoi 28 persona. Që nga aplikimi i orës policore dy javë më parë, më shumë se 1000 qytetarë nuk e kanë respektuar kufizimin për lëvizje. Në atë grup bëjnë pjesë si të rinjtë ashtu edhe të rriturit. Ora policore është shpërfillur kryesisht në Shkup. Ministri i brendshëm Nake Çulev përmes mediave sociale tha se janë arrestuar rreth 500 qytetarë, dhe mbi 200 morën një paralajmërim. Ministria e Brendshme paraqiti gjithsej 483 kallëzime penale dhe 73 njoftime në Prokurori.
Ministër i Brendshëm
“Faleminderit qytetarëve, që respektojnë vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, si një nga masat për trajtimin e virusit korona.”
Vetëm dje, Ministria e Brendshme lëshoi 144 vendime për izolim, dhe 51 persona nënshkruan se do të jenë në shtëpi në vetëizolim. Aktualisht rreth 2,400 qytetarë kanë një vendim, që duhet të jenë në izolim. Gati 10,000 njerëz thanë se vetë do të izolohen në shtëpi. 10 prej tyre nuk e kanë respektuar izolimin, pra rreth 150 vetëizolimin. Kundër tyre, policia ngriti gjithsej 134 padi penale në Prokurori. Ministri Çulev njoftoi gjithashtu se deri më sot në 25 objekte janë vendosur pothuajse 2.100 qytetarë në karantinë shtetërore. Ministria e Brendshme gjithashtu njoftoi Prokurorinë Publike, se 25 persona përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj atyre të vendosur në karantinë ose janë bartës të virusit korona.
Igor Stefanovski
Loading…