Masat ndaj koronavirusit për emisionet dhe televizionet, reagimi i ashpër i Arian Çanit: Jepi Rams, merr hak fort

Masat ndaj koronavirusit për emisionet dhe televizionet, reagimi i ashpër i Arian Çanit: Jepi Rams, merr hak fort

Mes masave të ‘ashpra’ , ndaj përhapjes së koronavirusit ishte edhe masa për mediat dhe emisionet ku për çdo shkelje ka sanksione.





Kryeministri Edi Rama ditën e premte u shpreh se mediat vizive duhet të ndërpresin çdo lloj programi me më shumë se dy të ftuar. Ai u shpreh se emisionet, të cilat zhvillohen në studio të mbyllura me ajër të kondicionuar ku mblidhen më shumë se dy persona janë vatra të rrezikshme për përhapjen e COVID-19.

Pas publikimit të vendimit ka ardhur një reagim i ashpër i emisionit “Zonë e lirë”, të moderatorit Arian Çani përmes një postimi në “Facebook”.

“Na mbylli I Gjati na mbylliiiii… Ka 20 vjet qe e pret kete dite. Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit !!! Tani je qe je, futi nje te mbyllur dhe rrjeteve sociale diarre dhe fli i qete… Te erdhi dita dhe e meriton. Ke luftuar per kete dite… Jepi Rams. Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen ne keto kohe kolerash. Madje shumica e banoreve idiote dhe analfabete te ketij katundi, do gezohen pa mase. Jepi Ramses Faraoni… Godit for”, shkruan Çani.

TAGS