MASH: Drejtorët të cilët u shkarkuan në Gostivar do të kthehen në vendet e tyre të punës

MASH: Drejtorët të cilët u shkarkuan në Gostivar do të kthehen në vendet e tyre të punës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë aktivizuar vendimet për kthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar në pozitat nga të cilat ishin shkarkuar në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për zgjidhje që u tërhoqën në interes të përpjekjeve për të mbajtur zgjedhjet presidenciale.

“Të udhëhequr nga parimet e respektimit të ligjit, drejtësisë dhe transparencës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka për obligim dhe detyrë për të vepruar në përputhje me kompetencat e saj, në çdo situatë, duke përfshirë edhe rastin konkret ku janë konstatuar disa shkelje të rregullave ligjore nga Komuna e Gostivarit në lidhje me shkarkimin e drejtorëve të shkollave për arsye politike. Ndërsa ndërhyrjet politike janë të papranueshme në fushën e arsimit, sepse dëmi më i madh që bëhet shkon në dëm të nxënësve dhe të procesit të tyre arsimor”, thuhet në deklaratën e MASH-it.

Në vend që kryetari i Komunës së Gostivarit, thonë nga atje, të fajësojë qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për kryerjen e aktiviteteve të parregullta nëpër institucionet e komunës, apelojmë që të fillojë të sillet me përgjegjësi, me përkushtim dhe plotësisht t’i respektoj rregullat pozitive ligjore në vend./Telegrafi/