Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot në Kumanovë dhe Strumicë e përfundon debatin publik për draft-ligjin për arsimin fillor dhe draft-ligjin e mësimdhënësve dhe punëtorëve profesional në shkollat e mesme.
Debati publik në qytetin e Kumanovës ka filluar në ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:00, ndërsa debati publik në Strumicë do të mbahet sot nga ora 14:30 deri në ora 16:30, në këtë debat të fundit i pranishëm do të jetë edhe vet ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.