Alsat 2019-04-06T16:14:07+02:00
Ministria e Arsimit ka tërhequr vendimet e Komisionit të Shkallës së Dytë për kthimin e drejtorëve të shkarkuar të shkollave në Gostivar në vendet e tyre të punës. Vendimi vjen një ditë pasi Komuna e Gostivarit akuzoi dikasterin e Arsimit se vendimi i tillë është politik dhe madje skandaloz në kohën kur zhvillohet fushata zgjedhore. Ministria e Arsimit njoftoi sot se ka tërhequr vendimin pikërisht që të mos ndikojë në procesin zgjedhor.
Kjo tërheqje e vendimeve nga MASH mbështetet mbi atë që procesi zgjedhor të zhvillohet në atmosferë të qetë dhe korrekte. Ky veprim i Ministrisë vjen pavarësisht se kemi të bëjmë me një situatë të pastër juridike ku janë konstatuar shkelje të ligjit nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit. Si Ministria e Arsimit ashtu dhe kreu i Gostivarit janë të obliguar të respektojnë deri në fund vendimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për marrëdhënie Pune në Shkallën e dytë dhe të veprojnë konform këtyre vendimeve”- thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Muaj më parë kreut të Gostivarit Arben Taravari iu morën kompetencat në sferën e Arsimit, respektivisht në pjesën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave, nën arsyetimin e ministrisë se janë konstatuar parregullsi dhe mos respektim i ligjeve.
Vjollca Aliti
Loading…