Mashtrimi i çuditshëm optik, nuk dihet nëse shfaqet bregdeti apo dera e dëmtuar e një makine

Mashtrimi i çuditshëm optik, nuk dihet nëse shfaqet bregdeti apo dera e dëmtuar e një makine

Studenti i dizajnit Muhammad Naeem nga Pakistani, e ka postuar në Twitter një imazh të pazakontë, që i ka habitur ndjekësit e tij, ndërsa më vonë është bërë viral.

Brenda fotografisë shfaqet mashtrimi i çuditshëm optik, që në shikim të parë duket se shfaqet bregdeti gjatë natës, mirëpo është vetëm derisa pasme e një makine, që ka pësuar dëmtime, transmeton Telegrafi.

“Nëse e shihni plazhin, qiellin e kaltër, valën dhe yjet, ju jeni një artist. Por, nuk është pikturë, është vetëm fotografia e derës së pasme të makinës, që duhet të riparohet” ka shkruar Naeem.

Bregdeti apo dera e makinës

Shikuesit janë shprehur se e shohin plazhin, duke e konsideruar vetën se janë artistë, ndërsa mbetën të habitur se është krejt diçka tjetër.

TAGS