MATUSITEB kërkon llogari nga Qeveria lidhur me sanksionet ndaj Turqisë

MATUSITEB kërkon llogari nga Qeveria lidhur me sanksionet ndaj Turqisë

Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni, MATUSITEB, ka reaguar lidhur me publikimin e disa lajmeve të publikuara në disa media vendase në të cilat thuhet se Maqedonia e Veriut, është bashkangjitur në sanksionet e Bashkimit Europian ndaj Republikës së Turqisë në lidhje me punimet e dy anijeve në kërkim të gazit natyror në zonën e lirë tregtare në bregdetin e Qipros.

“Në rast të vërtetësisë së pretendimeve, ky do të jetë një veprim i cili do t’i dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë një të kaluar të përbashkët disashekullore’, thuhet në reagim.

“Theksojmë se ky hap, mund të hedhë hije në miqësinë dhe vëllazërinë e bazuar në marrëdhënie të përbashkëta historike, kulturore dhe sociale mes dy vendeve, po ashtu mund të karakterizohet edhe si ndërhyrje në punët të brendshme të një shteti. Presim nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të japë deklarata koncize në lidhje me këtë çështje, e cila e ka shqetësuar thellë komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut, një komunitet lojal, i integruar i cili jeton dhe vepron në harmoni me bashkëjetesën në vend”, nënvizohet në reagim.

Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoninë e Veriut – MATUSITEB, si organizimi më i madh turk në fushën e shoqërisë civile, theksojnë se janë duke e ndjekur me vëmendje këtë situatë dhe se do t’i ndërmarrin hapat e duhura në këtë drejtim, thuhet në reagimin e firmosur nga kryetari i MATUSİTEB-it, Hysrev Emin.