Matusiteb përmes një letre publike kërkon mosemërimin e Gjergj Dedaj si ambasador në Maqedoni

Matusiteb përmes një letre publike kërkon mosemërimin e Gjergj Dedaj si ambasador në Maqedoni

Përmes një letre publike dërguar presidentit të Maqedonisë, Gjogje Ivanov, kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, Unioni i OJQ-ve turke MATUSITEB dënon fuqishëm emërimin e Gjergj Dedajt si ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë.

“Ne si Union i OJQ-ve turke – MATUSITEB me 55 organizatat anëtare, e dënojmë fuqishëm emërimin e ish zv/ministrit të Jashtëm të Kosovës, Gjergj Dedaj, si ambasador të Republikës së Kosovës në Maqedoni, person i njohur me qëndrimet e tij anti turek dhe anti islame, i cili në një deklaratë të tij adresoi fyerje të rënda për Turqinë dhe turqit në rajon. Është i papranueshëm qëndrimi që një person që i nënçmoi Turqinë dhe turqit në rajon, i cili përdori deklarata fashiste dhe raciste për të cilat edhe u shkarkua nga detyra, tani të emërohet në funksion të ri diplomatik”, thuhet në letrën e MATUSITEB-it.

Nga MATUSITEB shpresojnë se autoritetet e Kosovës do ta rishikojnë vendimin dhe do ta tërheqin emërimin e Dedajt për ambasador në Shkup.

“Jemi thellë të brengosur nga fakti se personi i njohur për qëndrimet e tij të lartpërmendura është caktuar për ambasador në Maqedoni, vend në të cilin bashkësitë e ndryshme etnike bashkjetojnë në paqe, ku me shekuj ka qenë prezente civilizimi turko-islam dhe populli i të cilit kultivon ndjenja të veçanta për vlerat kombëtare dhe shpirtërorë. Shpresojmë se para së gjithash autoritetet e Kosovës edhe një herë d ta rishikojnë vendimin e tyre dhe se do të heqin dorë nga i njejti. Në rast se autoritetet kosovare nuk veprojnë sipas të lartpërmendurave, ju lutemi që të dëgjoni zërin e ndërgjegjes së turqve në Maqedoni, si dhe të të gjithë qytetarëve të cilët me vendosshmëri e kundërshtojnë racismin, fashizmin dhe diskriminimin dhe presim nga ju që të ndërmerrni të gjitha masat e duhura dhe të veproni drejtë për shkak se personi në fjalë për ne turqët në Maqedoni është persona non grata”, thuhet mes tjerash në letrën e MATUSITEB, ku po ashtu theksohet se organizata në fjalë do të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet që ndërlidhen me tematikën në fjalë. /SHENJA/