May: Do të largohem nga posti e zhgënjyer nga dështimi i Brexit

May: Do të largohem nga posti e zhgënjyer nga dështimi i Brexit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar se ajo do ta lërë punën e saj këtë muaj me ndjenja të përziera të krenarisë dhe zhgënjimit pas dështimit që ajo ta udhëhiqte vendin gjatë kohës kur do të largohet nga Bashkimi Evropian.

Gjatë kohës sa ishte kryeministre, Britania kaloi disa kriza të rënda politike, kur edhe vetë parlamenti dështoi që ta votonte marrëveshjen e saj për dalje nga Britania.

“Mendoj që do të jetë një përzierje e krenarisë që po e lë punën që e kam pasur por gjithashtu një shkallë e zhgënjimit sepse do të doja të bëja më shumë” tha ajo për BBC, transmeton Gazeta Express.

“Kishte momente kur unë ulesha e vetmuar dhe mendoja për alternative për Brexit. Do të doja ta kisha menaxhuar më mirë që ta arrija atë” shtoi ajo.

May gjithashtu tha se ajo e kishte sakrifikuar postin e saj të kryeministres vetëm që të arrijë një marrëveshje.

E pyetur për dy kandidatët për kryeministër, May tha se beson që të dy janë në gjendje që ta bëjnë punën me përgjegjësi – edhe pse nuk shprehu përkrahje as për Boris Johnson as për Jeremy Hunt. /GazetaExpress/