Mbahet festivali i pestë ndërkombëtar i poezisë turke, Yahya Kemal Beyatlı

Mbahet festivali i pestë ndërkombëtar i poezisë turke, Yahya Kemal Beyatlı

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Unioni i Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB) organizoi Festivalin e pestë ndërkombëtar të poezisë turke, Yahya Kemal Beyatlı, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në hamamin Daut Pasha në Shkup, mori pjesë ministri i kulturës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, deputetja e Azerbajxhanit, Ganire Pashajeva, zëvendësshefi i misionit në Ambasadën e Turqisë, Umut Lütfi Öztürk, si dhe poetë nga Kosova, Azerbajxhani, Maqedonia e Veriut dhe vende të ndryshme.

Ministri Ismaili në deklaratën për mediat shprehu rëndësinë e organizimit të këtij aktiviteti për bashkëatdhetarin e tyre. “Shpresojmë në të ardhmen pjesëmarrja e shteteve të huaja të jetë ende më e madhe”, tha ai.

Ai tha se edhe në vitet në vijim do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për këtë festival.

Öztürk, nga ana e tij, tha se emri i Yahya Kemal Beyatlı është shumë i vlefshëm, duke treguar se është shumë e rëndësishme që të mbahet gjallë ashtu siç e meriton. “Përndryshe, është me të vërtetë e turpshme për të gjithë ne që të përmendet si emri i të ashtuquajturës shkollë të disa qarqeve të terrorit”, theksoi Öztürk.

Ndërkohë Paşayeva, tha se Yahya Kemal Beyatlı-un e do çdokush nga bota turke pa marrë parasysh se ku janë lindur ose jetojnë.

Ajo theksoi se Beyatlı është një ndër mjeshtërit e poezisë që i ka dhënë kontribut të madh letërsisë, duke e shprehur rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla.

Ndërsa kryetari i MATÜSITEB, Hüsrev Emin, duke theksuar se aktivitetin e realizojnë me rastin e 61-vjetorit të vdekjes së një ndër poeteve më të mëdhenj të botës turke, tha se kjo është hera e pestë me rradhë që e organizojnë këtë festival.

Pas fjalimeve hyrëse, akademiku Mehmet Samsakçı mbajti një fjalim në lidhje me jetën dhe veprën e Yahya Kemal Beyatlı-ut.

Në kuadër të festivalit u lexuan poezi nga poetë të vendeve të ndryshme, ndërsa u prezantua edhe një mini koncert nga Shoqata Kulturore Turke Doğru Yol nga Kosova.

Gjatë programit gjithashtu u hap edhe ekspozita e fotografive të Yahya Kemal Beyatlı-ut nga ana e Institutit Yunus Emre.