Mban urinën për 18 orë pasi piu dhjetë birra, e rëndë ajo që ndodh

Mban urinën për 18 orë pasi piu dhjetë birra, e rëndë ajo që ndodh

Një burrë 40 vjeç, i cili gjatë një dalje në darkë kishte pirë dhjetë shishe me birrë, e mbajti urinën për 18 orë, duke pësuar dëmtime serioze në fshikëz.

Mjekët të cilët e trajtuan në urgjencë, konstatuan një çarje të fshikëzës.

Historia e pazakontë është shënuar javën e kaluar në provincën e Zhejiang, të Kinës.

Siç raportojnë mediat vendase, një burrë 40 vjeç me emrin Hu, u zgjua duke u ankuar për dhimbje të forta barku, ndonëse ishte ende nën efektin e alko.olit.

Ai u shtrua me urgjencë në repartin e urologjisë, ku operua me urgjencë, pasi mjekët konstatuan plasjen e fshikëzës së urinës në disa vende.

Rasti u trajtua nga mjekët e Zhuji People’s Hospital, ku fatmirësisht ndërhyrja e mjekëve, arriti që ti shpëtojë jetën.

Pacienti është ende në trajtim spitalor, ndërsa mjekët deklaruan se:

“Bëhet fjalë për një rast shumë të rrallë.

Fshikëza e njeriut është fleksibël dhe mund të rritet në bazë të volumit të lëngjeve të marrim dhe përgjithësisht ka një kapacitet maksimal prej 500 mililitra.

Në rastin në fjalë, alko.oli ndikoi në sistemin nervor, ku pacienti ndjeu në gjumë nevojën për të nxjerrë urinën, duke ndodhur çarja”.

Shiko Fotot:

TAGS