“Mbappe apo Neymar jashtë? PSG blen yje, nuk shet”

“Mbappe apo Neymar jashtë? PSG blen yje, nuk shet”

Ander Herrera është i fundit që ka folur lidhur me të ardhmen e Kylian Mbappe dhe Neymar Junior.

Mbappe dhe Neymar vit pas viti lidhen me një largim të mundshëm nga Paris Saint Germain.

Por, mesfushori spanjoll i blerë nga Manchester United, thotë se ata dy nuk e kanë ndërmend të lëvizin nga PSG.

“Ata janë çelësi i projektit të PSG-së dhe i shoh të lumtur këtu. PSG nuk është klub që i shet yjet, e kundërta, është klub që blen yje. Ka fuqi mjaft ekonomike që edhe këtë kohë t’i mbajë ata”, u shpreh Herrera.

MEDIAL.mk