Mbetjet e rrezikshme në Kosovë – rrezikohet jeta e qytetarëve

Mbetjet e rrezikshme në Kosovë – rrezikohet jeta e qytetarëve

Kosova rezulton të jetë e ngulfatur nga materie me rrezikshmëri të lartë në shumicën e qyteteve. Mitrovica është kampion me posedim të këtyre materieve, ndërkohë që edhe kryeqyteti mban mbi supe një sasi të konsiderueshme.

Reporteri.net ka siguruar një raport të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në të cilin tregohet se në disa komuna të Kosovës gjenden me qindra tonelata të materieve të rrezikshme në gjendje të ngurta por edhe në gjendje të lëngëta të cilat janë shumë më të rrezikshme, në mesin e këtyre komunave është edhe Prishtina, qyteti më i banuar i Kosovës, në Pallatin e Rinisë gjenden 184 unaza Americiumi të cilat kanë veti radioaktive.

Sipas Agjencisë për Mbrojtën e Mjedisit në Kosovë, nuk kanë ndryshuar shifrat e këtyre mbetjeve të rrezikshme ndër vite.

Mbeturinat e rrezikshme janë substancat të cilat për një kohë të gjatë kanë mbetur pa u përdorur nëpër depo dhe reparte industriale. Me kalimin e kohës këtyre substancave kimike iu ka skaduar afati apo janë degraduar duke ndryshuar përbërjen e tyre dhe konsiderohen si substanca me rrezikshmëri të lartë, thuhet në raportin e Ministrisë.

Në këtë grup hyjnë: Mbeturinat e rrezikshme të cilat janë mbeturina që kanë së paku njërën nga këto karakteristika: eksplozive, oksiduese, të ndezshme, toskike, kanceroze, korrozive, irrituese, dëmtuese, infektuese, teratogjenike, mutagjenike, që lirojnë gazra toksike në kontakt me ujin, ajrin ose substanca acidike.

Bazuar në raportin e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor komuna e Mitrovicës prin për nga sasia e mbetjeve të rrezikshme.

Vetëm mbeturina dhe substanca kimike të ngurta me veti të rrezikshme janë 6315.5 tonë, e po ashtu në këtë komunë gjenden edhe 25. 505 m3 substanca të ngurta të rrezikshme. Në shkritoren e Trepçës gjenden 6.5 tonë Hipoklorur-kalciumi. Përveç këtyre, gjenden edhe mbeturina, substanca kimike të lëngat rreth 45.500 litra, kurse burime radioaktive 3 fuqi.

Sa i përket mbeturinave dhe substancave kimike të ngurta nuk qëndron keq as Komuna e Kastriotit. Në Termocentralin Kosova A gjenden 49. 045 m3 materiale të rrezikshme. Përpos tyre, aty gjenden edhe 186 tonë materiale të rrezikshme në gjendje të ngurtë e po ashtu edhe 34 njësi radioaktive.

Ndërsa në Zveçan bazuar raportit janë 136 tonë mbeturina të substancave kimike të rrezikshme në gjendje të ngurtë, po ashtu gjenden edhe 4 trafo me vajra PCB.

Kurse në Pejë janë 22.2 tonë mbeturina të rrezikshme në gjendje të ngurtë, të cilat gjenden në Fabrikën e këpucëve. Përveç këtyre janë edhe 200 kilogramë mbeturina të ngurta në Fabrikën e autopjesёve. Po në këtë fabrikë gjenden 17. 340 litra mbeturina dhe substanca kimike në gjendje të lëngët.

Mbeturina dhe substanca kimike të ngurta gjenden edhe në Leposaviç. Mendohet të jenë rreth 85 tonë Flotacio.

Në Ferizaj vetëm mbetje të filmave fotografikë janë 5.5 tonë. Mbeturina me substanca kimike në gjendje të lëngët janë 20 tonë, e po ashtu edhe 3 koka te rentgenit.

Fabrika e Sharr-tex ka 10.5 tonë mbeturina me substanca kimike të ngurta. Ngjyra tekstili dhe substanca kimike 9.1 tonë, ndërsa mbeturina dhe substanca kimike të lëngtë 3.265 litra.

Kurse në Gjakovë janë 5.2 tonë mbeturina dhe substanca kimike të ngurta, 9 Fuqi plastike me acide, 9 Fuqi kuti të plastikës të panjohura si dhe shishe pa etiketë 15 copë.

Në Janjevë gjenden 2 ton tretësira të ndryshme si dhe 7.0 m3 mbeturina kimike.

Në Lipjan gjenden 1200 litra të vajrave të përdorura.

Ndryshe, për trajtimin e mbeturinave të rrezikshme përdoren procese të ndryshme fizike, kimike, biologjike dhe termale, që kanë për qëllim largimin ose pakësimin e vetive të rrezikshme që kanë këto mbeturina për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Në tabelën në vijim janë prezantuar llojet dhe sasia e mbeturinave të rrezikshme të eksportuara për trajtim.

TAGS