9 Mars 2019 / 16:25
Sasia e mbeturinave mjekësore po merr përmasa shqetësuese në Maqedoni. Nëse në vitin 2000 janë evidentuar 114.900 kilogramë mbetje mjekësore, në vitin 2017 sasisa e tyre ka arritur në 890.988 kilogramë, apo 10 herë më shumë. Këto numra janë publikuar nga Enti për statistikë dhe deponia Drislla që për momentin është institucioni i vetëm që bën grumbullimin dhe shkatërrimin e këtyre mbeturinave.
“Kjo që shihni mbrapa meje është furra ku në çdo orë digjen deri 250 kg mbeturina medicinale. Ndërkohë, për çdo ditë në deponinë Drislla hyn mbi 3 tonë e gjysmë mbeturina medicinale”.
Sasia më e madhe mbeturinave, siç raportojnë nga Drislla, vijnë nga Qendra e Klinkave, Spitali kirurgjik “Shën Naumi i Ohrit” dhe Spitali Klinik i Tetovës. Nga kjo e fundit thonë se mbeturinat transportohen dy herë në javë, varësisht prej nevojës të njejtat mund të transportohen edhe disa hërë gjatë javës.
Spiatli jonë ka kontratë me firma të cilat janë të licencuara për ti transportu mbeturinat dhe për ti trajtu deri në fund. Ne i kemi të gjitha pikat e grumbullimit si në nivelin local ashtu edhe në nivelin qëndror për transport dhe për deponim të përkohshëm që dy herë në javë, sipas marveshjes, i transportojnë deri në Shkup”- theksoi Arif Ibrahimi nga Spitai Klinik i Tetovës.
Nga spitali gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair, vitin e kaluar kanë shpenzuar 348.506 denarë për 5.392 kilogramë mbeturina medicinale. Ndërkohë, për këtë vit spitali në fjalë ka paraparë sasi më të lartë të mbeturinave.
Ato mblidhen nëpër të gjitha repartet fillimisht, pastaj nga repartet nëpër kuti speciale të cilat janë të shënuara me shenja të veçanta dhe në fund nga të gjitha këto reparte deponohen në deponinë e para fundit në dalje e cila është e rregulluar në atë mënyrë që atje mos të ketë kontakt as bota e gjallë e kafshëve as fëmijë ose çka do që të ketë lëvizje në këtë drejtim. Për këtë vit mbeturina medicinale janë paraparë diku rreth 6 200 kg, ashtu sikur rritet edhe numri I lindjeve shtohet edhe pesha e mbeturinave medicinale”- tha Ilir Shurdhani, Spitali gjinekologjik “Nënë Tereza”.
Sipas infektologëve, mbeturinat medicinale përbëjnë rrezik të lartë nëse preken në mënyrë të pambrojtur si dhe mund të shkaktojnë përhapje të infeksioneve të ndryshme nëse të njëjtat derdhen jashtë vendeve të posaçme për grumbullim të mbeturinave medicinale.
Melihate Rustemi
Loading…