Si rezultat i hetimeve paraprake, ekipet policore në bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Strugë mëngjesin e sotëm kanë sekuestruar mbi 100 kilogramë marijuanë në një mjet lundrues në Liqenin e Ohrit, njofton zëdhënësja e SPB-Ohër, Merlina Islami për in7 .
“Nëpunësit policorë nga Njësia për Kriminalitetin Ndërkufitar për të Huajt dhe Riatdhesim -Qendra Rajonale për Punë Kufitare “Perëndim” pranë Drejtorisë për Siguri Publike në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Strugë”, thotë Islami.
Droga është gjetur në rrugën rajonale Strugë-Ohër, respektivisht në afërsi të vendit të quajtur “Rampa”-Strugë, në një mjet lundrues në afërsi të bregut të Liqenit janë gjetur shtatë çanta me marijuanë me peshë të përgjithshme mbi 100 kilogramë.
“Si rezultat i masave dhe aktiviteteve të marra më parë në 30.06.2020 në orēt e para të mëngjesit në rrugën rajonale Strugë – Ohër afër lokalitetit të quajtur “Rampa” nē afërsi tē Strugës në një anije në bregun e liqenit, u gjetën shtatë çanta me një sasi më të madhe marihuanë të paketuar që peshonte mbi 100 kilogramë. Pas grumbullimit të provave në koordinim dhe nën drejtimin e Prokurorisë Publike Strugë, do të ngrihet kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut” ka thënë për i7 zëdhënësja e SPB Ohër, Merlina Islami.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.