5 Janar 2019 / 15:31
Numri i fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit ka mbërritur në mbi njëmijë. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjendja e pacientëve është e qëndrueshme ndërkohë që nuk ka raste të reja të të prekurve.
Ndërsa një numër i konsiderueshëm i prindërve iu drejtohen qendrave të vaksinimit, nga ana tjetër nëpër rrjetet sociale po bëhet fushatë kundër pranimit të saj. Profile të ndryshme kanë publikuar artikuj të cilët flasin për efektet anësore që shkakton kjo vaksinë, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet politike mbi këtë gjendje. Opozitarja VMRO DPMNE drejtoi akuza ndaj ministrisë së Shëndetësisë se vaksinimi masiv po bëhet për pikë politike.
Në vitin 2011 LSDM udhëhoqi fushatë kundër vaksinimit në prag të një epidemie ndërkaq tani që kur u shpall epidemia e fruthit, bëjnë furnizimin e vaksinave në vlerë prej mbi 10 milion euro dhe kërcënohen me gjoba në rast të mos pranimit të vaksinës. Sipas LSDM kur ishte në opozitë vaksinimi masiv asjnëherë nuk praktikohet në prag të epidemisë sepse është e nevojshme një periudhë e caktuar që të krijohet imunitet, ndërsa tani kur janë në pushtet, vaksinimi është i detyrueshëm si dhe obligim i prindërve. Cilës LSDM t’i besojnë qytetarët? Asaj që krijonte panikë me vetëdije kundër vaksinimit, apo LSDM-së së tanishme?”. –theksoi Maja Sllaveva, VMRO DPMNE
Ministri i Shëndetësisë nuk komentoi akuzat e VMRO-së ndërkohë që protestat e mbrëmshme të prindërve të cilët janë kundër vaksinimit i cilësoi si pasojë e mos informimit. Filipçe siguroi edhe njëherë se vaksinat janë cilësore.
Vaksinat të cilët ende po pranohen janë blerë nga qeveria e mëparshme. Asnjëherë nuk kishte dyshime tek vaksinat, dyshime kishte për ilaçe të tjera. 6:30 Bëhet fjalë për protestë e cila është krijuar nga mos informimi dhe nga informatat e gabuara. Nuk dua të besoj se protestojnë qytetarë të cilët nuk duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre sepse nuk duan t’i mbrojnë, ata nuk iu besojnë vaksinave, por lajmeve të rrejshme se ata vaksina mund të shkaktojnë ndonjë sëmundje, por informatat e vërteta vijnë nga shkenca e mjekësisë e cila thotë se nuk ka asnjë rrezik nga vaksinimi, dhe se fëmijët prej fitojnë mbrojtje”. –u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
Nuk dihet nëse protestat kundër vaksinimit do të vazhdojnë ende. ALSAT iu drejtua organizatorëve të protestës për t’i pyetur nëse planifikojnë të protestojnë përsëri apo nëse mendojnë të ndërmarrin masa të tjera, por deri më tani nuk ka përgjigje. Ndryshe, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme pikat e vaksinimit janë të hapura nga ora 7:30 deri në orën 19:00 ndërkaq të hënën, ata do të punojnë vetëm ndërrimi i parë, nga ora 7:30 deri në orën 13:00.
Vjollca Aliti
Loading…