Mbi 320 intelektualët grekë mbështesin marrëveshjen për emrin

Më shumë se 320 personalitete nga jeta politike, kulturore dhe akademike në Greqi, firmosën tekst për mbështetje publike të marrëveshjes së Prespës. Numri i mbështetësve pritet të rritet ndërsa mesazhi kryesorë është se bëhet fjalë për “marrëveshje historike dhe të ndershme që garanton të ardhmen e popujve të dy shteteve”.

Teksti për mbështetje

Ne, të majtët, demokratët, qytetarët progresiv, mbështesim Marrëveshjen meqë ne jemi kundër nacionalizmit dhe revizionizmit, meqë ne jemi për fqinjësi të qetë dhe të qëndrueshme evropiane ballkanike, meqë Marrëveshja i tejkalon tensionet nacionaliste dhe fetare. Ne jemi për dinjitetin e njerëzve.

Nënshkrimi i dokumentit është hapi i parë masiv i mbështetjes së marrëveshjes për emrin në Greqi, jashtë qarqeve të pastra politike. Kjo rezulton pasi që u shpallën anketat se shumica te fqinji jugor ende është kundër asaj që termi Maqedoni të përfshihet në emrin e ri të Republikës së Maqedonisë.

Pikërisht kundërshtimi i marrëveshjes në opinion dhe brenda koalicionit qeverisës si nga “Siriza” i lëkundi themelet e Qeverisë greke. Mediat tashmë vlerësojnë se janë gjithnjë e më të sigurta zgjedhjet e trefishta në Greqi në maj të vitit të ardhshëm. Bashkë me zgjedhjet evropiane të mbahen edhe ato lokale dhe të parakohshme parlamentare.

Alsat 

TAGS