Mbi 50 për qind e shkupjanëve shfrytëzojnë automobila personal si mjet themelor për transport

Mbi 50 për qind e shkupjanëve shfrytëzojnë automobila personal si mjet themelor për transport

Pjesa më e madhe e gjurmëve ekologjike e cila ndodh falë transportit del nga shfrytëzimi i automobilave privat. Sipas anketës së realizuar me qytetarët e Shkupit, 56,65 për qind shfrytëzohen për nevojat personale si mjet themelor për transport deri në destinacionet e përditshme. Si rezultat i vozitjes në kushte të tilla të turmave në komunikacion, djegia e karburanteve është më e madhe dhe kështu në mënyrë drastike rritet krijimi i gazave të qelqtë mes të cilëve edhe co2.

Siç është publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit – zivotnasredina.skopje.gov.mk, ndarja e automjetit me kolegët e punës mund të na ndihmojë ta shmangim përditshmërinë e Shkupit: shumë automjete, kaos komunikacioni dhe nervozë, ndërsa në shumicën e automjeteve ka vetëm nga një person.

“Nëse në vend që të shkoni vetëm në punë, ndajeni automjetin me dy ose tre kolegë të tjerë, duke përdorur mbrojtjen e duhur gjatë kësaj periudhe, numri i automjeteve në rrugë do të zvogëlohet për një të tretën. Sa më lehtë do të lëvizim nëpër qytet atëherë, apo jo? Shikoni nëse punëdhënësi juaj ju lejon të punoni nga shtëpia një ditë në javë – kështu që ju mund të zvogëloni emisionet e dioksidit të karbonit për një ton në vit! Për udhëtime të shkurtra ju rekomandojmë të ecni ose të vozisni biçikletë – kjo do t’ju ndihmojë të përmirësoni shëndetin tuaj dhe të zvogëloni gjurmën të karbonit. Ngasja e biçikletave 1,5 km në vend të makinës = 290 g CO2eq më pak në ajër”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Ngasja e biçikletës, gjithashtu, theksojnë mund të jetë argëtuese dhe aktivitet social me përdorim të ulët të karbonit, që të hulumtoni vende të reja nëse ushtroni. Kjo është e shkëlqyeshme për shëndetin tuaj, uljen e ndotjes së ajrit dhe komunikacionit dhe kursen para”, thonë nga Qyteti i Shkupit. /MIA