Mbi 540 aplikime nga diaspora për votim në referendum, më së shumti në Londër

Një total prej 542 aplikime deri në orën 13:00 të ditës së sotme, janë dorëzuar përmes aplikacionit të internetit pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga qytetarë për votim në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Shumica e aplikacioneve janë pranuar nga Britania e Madhe. Numri më i madh i aplikimeve për votim u paraqitën në Londër – 50, në Bernë – 44, Toronto – 36, Vienë – 31 dhe në Lubjanë – 29.

Sa i përket të dhënave nga shqyrtimi publik në listën e votuesve, KSHZ-ja informon se nga dita e djeshme gjithsej 821 qytetarë kanë bërë inspektim publik në departamentet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së. Nga ata, më shumë qytetarë kanë bërë inspektim në Manastir, Radovish dhe Strumicë.

Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e Votuesve gjatë një inspektimi publik për referendumin e vjeshtës që zgjat deri më 23 gusht. KSHZ thekson se ndryshmet në listën e votimit, qytetarët mund t’i bëjnë vetëm duke paraqitur dokumentacionin e duhur.

Alsat-M

TAGS