Mbi 7.000 vende të lira të punës, kërkohen specialistë, teknik, operatorë…

Mbi 7.000 vende të lira të punës, kërkohen specialistë, teknik, operatorë…

Mbi 7.000 vende të lira të punës ka në tremujorin e tretë të vitit në vend. Më shumë punëtorë kërkohen në prodhimtari, tregtinë me shumicë dhe pakicë, në objektet për akomodim dhe shërbime tjera ushqimore.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë ka pasur gjithsej 7.791 vende të lira të punës dhe shkalla e vendeve të lira të punës ka qenë 1,51 për qind.

Të dhënat tregojnë që në industrinë e prodhimtarisë ka pasur 2.003 vende të lira të punës në tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparimin e automjeteve dhe motoçikletave 1.420, 813 në akomodim dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor, 742 në shërbime administrative dhe shërbimet ndihmëse, 511 në transport dhe deponim, 402 në shëndetësi dhe kujdes social, 355 në ndërtimtari, 320 në informim dhe komunikim, 267 në fushën e artit, argëtim dhe rekreacion, 237 në fushën e arsimit, 122 në veprimtari financiare dhe sigurimesh, 117 në shërbime të tjera, 116 në administratën publike dhe mbrojtje, sigurimin e detyrueshëm shoqëror, 78 në aktivitetet e pasurive të patundshme, 59 në furnizimin me ujë, deponimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave dhe aktivitetet e rehabilitimit mjedisor, 27 në miniera dhe gurore dhe 15 vende të lira të punës ka pasur në fushën me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar.

dhuro
Sipas numrit të të punësuarve, më shumë punëtorë janë kërkuar në ndërmarrjet që kanë mbi 250 punëtorë, 2.286, pastaj 2.141 në ndërmarrjet me numër të punësuar nga 50 deri më 249, 2.019 vende të lira të punës ka pasur në ndërmarrjet me të punësuar nga 10 deri më 49 dhe 1.345 vende të punës në ndërmarrjet me tre deri më nëntë të punësuar.

Nga rajonet me vendet të zbrazëta të punës ishin rajoni i Shkupit me 3.678, 1.061 në rajonin e Pelagonisë, 844 në rajonin Jugperëndim, 418 në rajonin e Lindjes, 415 në rajonin e Vardarit, 268 në Verilindje dhe 183 në rajonin e Pollogut.

Janë kërkuar anëtarë të organeve legjislative dhe ekzekutive, nëpunës shtetërorë, nëpunësit e lartë civilë, diplomatët dhe drejtorët 25, specialistët dhe shkencëtarët – 572, teknikët dhe profesionet përkatëse – 987, zyrtarët – 807, punëtorët e shërbimeve dhe shitjet – 2.853, punëtorë në bujqësi, pylltari, peshkim dhe gjueti – 27, profesione për mënyrën joindustriale në prodhimtari – 786, operatorët dhe montuesit e makinerive dhe impianteve – 2.072 dhe nga profesionet elementare – 661.