Mbi pesë polic janë lënduar mbrëmë, protesta të reja sot!

Më shumë se pesë polic u plagosën, dhe një protestues u arrestua gjatë protestës së mbrëmshme që u mbajt dje në Shkup kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve.

Protestuesit u përleshën me policinë në stacionin policor “Beko”. Ata u nisën në drejtim të ndërtesë së partisë në pushtet, por u ndaluan nga një kordon policor, kurse disa prej tyre hodhën vezë dhe gurë, dyshohet te ken qenë “kontra protestuesit”, nga këtu protestuesit vahduan para Qeverisë ku dhe përfunduan protestat të qetë.

Protestuesit kanë përsëritur kërkesat për heqjen e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve, dorëheqjen e tij, shtyerjen e zgjedhjeve dhe për të formuar një qeveri teknike që do të zbatojë reforma dhe përgatitjen e terrenit për zgjedhje të ndershme.

Nga 13 të arrestuar nga protesta e djeshme, dy kanë marrë kallëzime penale dhe 11 tjerë u liruan nga akuza për kundërvajtje.

Protesta të reja janë planifikuar edhe për sot, e mbështetur nga partitë opozitare, për shkak të vendimit të shpallur të kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, për nënshkrim tëzgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.