Mbledhje me tensione në rezidencën e Ivanov

Pasi që Ivanov, nga frika e mesazheve që do ti transmetoheshin, ka tentuar për disa orë ti ik takimit me ambasadorët Bejli dhe Althauzer, më në fund diku nga mesnata ka realizuar takim në vilën presidenciale në Vodno, njofton Telegrafi Maqedoni.

Burimet tona pohojnë se takimi midis ambasadorëve dhe presidentit Ivanov ka qenë i ftohtë por dhe me polemika të shumta dhe me tone të ashpra. Ivanov ka mbrojtur vendimin e tij duke thënë se e ka sjellë i pavarur, ndërsa ambasadorët ia kanë transmetuar tronditjen e Uashingtonit dhe Berlinit duke theksuar se ky vendim nuk i ka hije një shteti të së drejtës dhe se në fakt do të thotë anulim i Marrëveshjes së Përzhinos për dalje nga kriza dhe se është goditje e drejtpërdrejtë ndaj PSP, për themelimin e të cilës u pajtuan liderët e katër partive.

Sipas burimeve diplomatike, Ivanovi ka tentuar të imponojë ton grindës, ndërsa arsyetimin për veprimin e tij, siç ka thënë, e sheh në përpjekën për ti pajtuar politikanët e grindur, me qëllim të zgjidhjes së krizës politike gati se dyvjeçare në vend./Telegrafi/