Mblidhen 101 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falenderon bamirësit dhe kërkon ende ndihmë për pjesën tjetër

Mblidhen 101 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falenderon bamirësit dhe kërkon ende ndihmë për pjesën tjetër

Edita Gjikolli nga Peja, nënë e tre fëmijëve, e cila vuan nga Leukemia Acute po vazhdon të trajtohet në Turqi. Për shërimin e sëmundjes së Editës, nevojitën 150 mijë euro, shumë kjo e cila është e papërballueshme për familjen.

Deri më tani janë mbledhur 101 mijë euro nga qytetarët bamirës nga qyteti i Pejës, po ashtu edhe nga vende tjera brenda dhe jashtë Kosovës. Mirëpo, mungon edhe pjesa tjetër e parave për ta mundësuar shërimin e Editës.

Për këtë ndihmë nga qytetarët, familja Gjikolli përmes një njoftimi ka falenderuar të gjithë popullin shqiptar të cilët brenda pak ditëve kanë arritur të dhurojnë shumën prej 101 mijë euro për shërimin e Editës, dhe ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë ende t’iu ndihmojnë me aq mundësi sa kanë.

Lexo po ashtu:

“I falenderojmë qytetarët e Kosovës, dhe të gjithë diasporës, të cilët kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të arritur shumën e kërkuar. Falë Zotit dhe njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët na u gjenden në këto ditë të vështira. Shpresojm ne perkrahjen tuaj deri ne realizimin e shumes se kerkuar ”, thuhet në falenderimin e familjes Gjikolli.

Ndërsa numrat ku mund ta ndihmoni Editën janë:

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli,

Kodi i Swiftit: TEBKXKPR.

Përmes operatorit telefonik Vala në numrin: 55344, një mesazh kushton 1 euro.

Numri i telefonit në viber: +38349138108./Telegrafi/

TAGS