Mbrëmë u votua Ligji pēr amnisti, me 95 vota ‘PËR’

Tash esht Koha

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Ligji u mbështet edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse amendamenti i tyre për amnisti të përgjithshme nuk u pranua. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa e Kasamit dhe Besa e Gashit si dhe deputeti i PLD-së, Goran Milevski.  Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela miratimin e Ligjit për Amnisti e cilësoi si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës.

Ligji nuk do t’i përfshij dhunuesit dhe organizatorët e dhunës me 27 prill në Kuvend. Deputetja Frosina Remenski thekson se ligji nuk synon rikualifikimin e veprës dhe nëse pranohet ose jo amnistia për secilin të akuzuar vendos gjykata.

Ligji për amnistinë e 27 prillit parasheh që çdo i akuzuar veçmas të kërkoj amnisti në afat prej 5 ditëve pas fuqizimit të ligjit. Nuk dihet sa persona do t’i përfshij ky ligj, por ajo që dihet është se deputetët që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill Kërste Mukovski, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov do të lirohen nga ndjekja penale për cenim terrorist të rendit kushtetues.

Loading…

Tash esht Koha
TAGS