Mbrëmja e Ilda Beljerit/ Mes Pëllumb Piperos dhe palestrës në shtëpi

Mbrëmja e Ilda Beljerit/ Mes Pëllumb Piperos dhe palestrës në shtëpi

Ilda Beljeri ditët e fundit ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale. Duke kaluar kohë në karantinë, duket se moderatorja sportive e shfrytëzon kohën në maksimum. Pasi na tregoi garderobën e saj, prezantuesja na tregon edhe sesi i kalon mbrëmjet. Mesa duket pamundësia për të shkuar në palestër, nuk e ka ndaluar atë që të ushtrohet në shtëpi.





Bukuroshja ka postuar në video, ku shfaqet në shtëpi, duke u ushtruar. Por teksa ushtrohet, ajo përfiton nga koha edhe për të dëgjuar këshillat e Pëllumb Piperos në television. Ja çdo të thotë, të shfrytëzosh çdo minutë në dobinë tënde edhe gjatë karantinës.

TAGS