Mbrëmja e maturës nuk do të zhvillohet këtë vit/ Bebe Rexha: I kuptojë maturantët, edhe mua më ka ngelur peng

Mbrëmja e maturës nuk do të zhvillohet këtë vit/ Bebe Rexha: I kuptojë maturantët, edhe mua më ka ngelur peng
Tash esht Koha

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka sjellë nje verison të ri remix të himnit të studentëve ‘Pomp and Circumstance’ , e kjo jo më kot. Gjatë një interviste për ‘Ëalgreens’, Bebe kujtoi kohët e gjimnazit, e ndërsa shtoi se projekti i saj është që t’i bëj sadopak të lumtur maturantët, të cilët për shkak të situatës së krijuar na COVID-19, nuk do ta realizojnë mbrëmjen e maturës këtë vit.





Bebe gjithashtu tregoi se as ajo nuk ka mundur të shkoj në mbrëmjen e matures dhe i ka ngelur peng.

“Unë nuk kam mundur të shkoj në mbrëmjen e maturës kur isha e re, dhe mbaj mend si u ndjeva. Kështu që më bën vërtet të lumtur fakti që të mund të ndihmoj në krijimin e këtyre momenteve të veçanta për të gjithë ata që tani mungojnë në promovimin, diplomimin ose ndonjë moment të madh për të festuar diçka të veçantë”, u shpreh Bebe Rexha.

Tash esht Koha
TAGS