Mbrëmja e të dashuruarve në Gjermani, Loredana dhe Zuna kapen mat

Mbrëmja e të dashuruarve në Gjermani, Loredana dhe Zuna kapen mat

Reperja e njohur Loredana prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave, si fillim për shkak të ndarjes nga Mozzik e më pas për aludimet për një lidhje mes saj dhe reperit Zuna.





Dhe mbrëmjen e djeshme, dyshimet u shtuan.  Në Gjermani është rihapur një klub nate, i cili mbrëmë kishte si tematikë “Lovers Night” (Nata e të dashuruarvëe) dhe reperja ishte e ftuara speciale për të performuar.

Sipas “Prive.al”, Loredana ishte gjithë kohës e shoqëruar nga Zuna, gjatë qëndrimit në zonën VIP. Dyshja kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë dhe kanë shijuar atmosferën e të dashuruarve.

Edhe vetë reperi ka publikuar një foto në “Instastory” duke treguar se mbrëmjen e djeshme ishte në të njëjtin klub me Loredanën.

86658485_2605559603048060_2147587835316666368_n

TAGS