„Mbrëmjet strugane të poezisë” janë pjesë e „Festivalit të shpresës”

„Mbrëmjet strugane të poezisë” janë pjesë e „Festivalit të shpresës”

MBRËMJET E POEZISË SË STRUGËS JANË PJESË E „FESTIVALIT TË SHPRESËS”

„Mbrëmjet strugane të poezisë” janë pjesë e „Festivalit të shpresës” – një nismë globale virtuale e poezisë e organizuar nga ,,Versopolis”, një platformë që bashkon 30 festivale ndërkombëtare të poezisë evropiane dhe mbështetet nga Komisioni Evropian me një grant lëvizje më të madhe të poetëve të rinj evropianë.
Programi i „Festivalit të shpresës” që filloi me online panel diskutim ndërmjet katër poeteve më 23 prill, do të zhvillohet plotësisht online prej datës 24 deri më 30 prill, në veb – faqen e Versopolis: https://www.versopolis.com/festival-of-hope
Si një përgjigje të pasigurisë globale të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 për shkak të së cilës ishte e pamundshme të mbahen shumë nga festivalet e poezive në formatin e tyre të zakonshëm ato u anuluan ose u shtynë, Versopolis inicoi organizimin e një festivali dixhital me poezi. Përveç, festivali poetik që është pjesë e platformës Versopolis iniciativën e përkrahën një numër shumë i madh i festivaleve poetike me sigurimin e përmbajtjes dhe llojit, por me një emërues të përbashkët të shpresës si një forcë lëvizëse që drejton njerëzimin në kapërcimin e vështirësive me të cilat përballet. Më shumë se 60 festivale u regjistruan si pjesëmarrës me të njëjtin numër programesh.
Mbrëmjet strugane të poezisë (MSP) iu bashkangjitën me projektin ,,Vargjet e shpresës” në të cilën janë inçizuar video paraqitje të 8 poetëve maqedonas, si pjesë i një numri total prej 20 poetëve të nominuar në platformën Versopolis nga MSP-së, duke filluar prej vitit 2014, përfundimisht të vitit 2020.
Secili video inçizim përmban një mesazh të shkurtër personal shprese, si dhe një lexim të një poezie nga vetë poetët. Mesazhi dhe kënga janë në gjuhën maqedonase, me titull në gjuhën angleze. Një video paraqitje të shkurtër ka edhe drejtori i MSP.
Video inçizimet do të publikohen, rradhazi çdo ditë gjatë mbajtjes së festivalit në kanalin zyrtar Youtube të MSP-së dhe më pas do të shkarkohen në faqen kryesore të festivalit dhe do të ndahen në platformat e tjera sociale të MSP-së Në rrjetet sociale të MSP-së, do të shpërndahen përmbajtjet e tjera të festivalit.