Mbretëresha i ndaloi të përdornin titullin mbretëror, reagon Meghan Markle: Nuk ka gjë që më ndalon

Mbretëresha i ndaloi të përdornin titullin mbretëror, reagon Meghan Markle: Nuk ka gjë që më ndalon

Pas largimit nga mbretëria, Meghan Markle dhe Harry humbën statusin mbretëror si duka dhe dukesha e Sussex dhe mbretëresha Elizabeth u ndaloi përdorimin e titullit mbretëror.





Dyshja kishte regjistruar markën e tyre dhe organizatën e re të bamirësisë me këtë titull dhe mbretëresha ka dhënë urdhër të mos e përdorin. Meghan Markle është shprehur mes miqve të saj se nuk ka asgjë që “e ndalon ligjerisht”, që ajo dhe Princ Harry të përdorin titullin “Royal Sussex”.

Meghan shton se suksesi është i pashmangshëm, me ose pa titull.

“Ajo tha se pavarësisht nga emri, Harry dhe Archie kanë gjak mbretëror dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë. Dhe si familje, ata gjithmonë do të konsiderohen mbretërorë”, janë shprehur burime të afërta me të.

Meghan u shpreh se ata e dinë se cilat janë qëllimet e tyre të vërteta dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi.

TAGS